Eglantina Gjermeni
Eglantina Gjermeni ka lindur në qytetin e Krujës, në vitin 1968. Ajo mban titullin e Doktorit të Shkencave në Punë Sociale si dhe është Pedagoge pranë Departamentit të Punëve Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1995.
Eglantina Gjermeni është deputete në Paralmentin Shqiptar që prej vitit 2009 dhe me Shtator 2013 asaj ju ngarkua posti i Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turzmit. Para se të bëhej pjesë e politikës, Znj. Gjemeni ka drejtuar në mënyrë të suksesshme për dhjetë vite me radhë Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim”. Ajo është një nga ekspertet më të njohura në vend për fushën e barazisë gjinore dhe çështjeve sociale nderkohe qe puna e saj ka çuar në rezultate të prekshme jo vetëm për përfshirjen e të drejtave të grave në legjislacion dhe institucione publike e private, por mbi të gjitha në ngritjen e vetëdijes dhe vendosjen e çështjes gjinore në qendër të agjendës politike dhe sociale shqiptare. Ne rrugetimin e saj professional, Znj. Gjermeni ka për qëllim të ndikojë ne ndërhyrje afatgjata dhe të qëndrueshme, nëpërmjet programeve të zhvillimit si dhe mënyrave inovatore te punës ne një mjedis që promovon diversitetin, kreativitetin dhe punën në grup. Përgjatë karrierës së saj, znj. Gjermeni ka autorësuar shumë botime dhe publikime në këtë fushë brenda dhe jashtë vendit.
Linda Spahiu
Mimoza Shuli
Mimoza eshte nje biznesmene dhe aktiviste e njohur per fuqizimin e rolit te gruas ne shoqeri. Ajo eshte nje grua e cila nepermjet punes dhe dedikimit te saj ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne qytetin e saj te Pogradecit. Mimoza eshte anetare e “Grave Biznesmene te Shqiperise”, nenkryetare e qarkut te Korces per “Shoqaten Shqiptare te Turizmit”, anetare e Keshillit Bashkiak Pogradec si dhe Kryetare e grave Artizane te Pogradecit. Ne vitin 2012, iu akordua Çmimi i filantropise me motivacionin: Për kontributin e dhënë në promovimin e biznesit artizanal lokal të zhvilluar nga gra në nevojë në qytetin e Pogradecit, punësimin dhe përmirësimin e situatës ekonomike të familjeve të tyre, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme financiare të grupeve të tjera në nevojë.
Fjala e Mimozes ne TEDxTirana Salon mban titullin "Asgje nuk eshte e pamundur"
Nita Zeqiri
Folesja e pare eshte artistja Nita Zeqiri, e lindur në vitin 1987 e cila jeton dhe punon në Kosovë. Ajo studioi për Menaxhimin e Biznesit dhe Ekonomisë në Pirshitnë dhe aktualisht punon në sektorin e NGO në fushën e fuqizimit të të rinjëve. Nita bashkë-themeloi “Tung Kosova” në vitin 2008, projekt i cili promovon Trashigiminë Kulutore në Kosovë përmes videos & fotografisë si dhe është koordinatore e "European Culture Parliament Youth Network" për Kosovën. Nita merret me fotografi që nga viti 2003 dhe ka realizuar disa projekte/ ekspozita të fotografisë si: “Momente Qetësie”, “Në Botën Teatër” e se fundmi “n’Pah”. Puna e saj u ekspozua edhe jashtë vendit, në revistën prestigjioze “National Geographic”, si dhe “Smart Cities & Hybrid Identities” në Venecia të Italisë.
Fjala e Nites ne TEDxTirana Salon mban titullin "Shih pertej imazhit"
Xheni Karaj
Xheni Karaj, është drejtuese e organizatës "Aleanca kundër Diskriminit LGBT", dhe diplomuar për Psikologji ne Universitetin e Trianes. Për disa vjet ajo ka drejtuar Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në Autoritetin Kombëtar të Mediave Autovizive (AMA) por paralelisht, që në vitin 2009, i është dedikuar kauzës LGBT në Shqipëri. Ajo punon tashmë cdo ditë me dhe për komunitetin LGBT, më konkretisht në nisma kombëtare për të ofruar ndihmë për pjesëtarë të komunitetit në cështje të strehimit, punësimit dhe integrimit të plotë në shoqëri. Ajo punon për të ndërmjetësuar cështjet e komunitetit në debate që përfshijnë qeverinë, partnerët ndërkombëtarë dhe palë të tjera si një aktiviste e shquar dhe e respektuar në të gjithë rajonin. Ajo shihet si një model inkurajimi nga komuniteti LGBT dhe bota feministe në vend, ndërkohë që është kthyer në një pikë reference dhe frymëzimi, sidomos për komunitetin lezbik në Shqipëri dhe Ballkan.
Pezana Rexha
Pezana Rexha është themeluese e biznesit social ekologjik “Design by Pana”. Pezana ka studjuar për arkitekturë në fakultetin e Urbanistikës te Tiranës. Më parë pasioni i saj ishte dedikuar drejt mbrojtjes së kafshëve kur themeloi organizatën “ARA” dhe ju përkushtua për rreth tre vjet. Më pas filloi të zbulonte pasionin e saj për materialet e riciklueshme dhe në këtë çast aplikoi pranë programit “Start Up”, për një biznes eco-friendly ku materiali bazë ishte përdorimi i paletave. Ideja rezultoi me sukses edhe nga këtu nisi rrugëtimi i “Design by Pana”. Ndërkohë që biznesi i saj rritej ajo mundi të hapte një ofiçinë ku punësoi 10 puntorë meshkuj. Në ditët e sotme biznesi i saj social ka fituar popullaritet dhe shumë nga bizneset sot preferojnë të arredojnë ambjentete e tyre me produktet e “Design by Pana”.